3
3 2 5 Viber Image 6 4
  • December 24, 2016
  • Lajme

Federata Skitare e Kosovës sot në një manifestim madhështor bëri emërimin e laureatëve më të mirë për vitin që po e lëjmë pas, sezonën 2015/2016.

-Manifestimi filloi me një fjalë përshëndetëse dhe përmbledhëse të një viti shumë të suskeshëm për FSK-në. Presidenti i FSK-së z.Milaim Kelmendi përmendi të arriturat e FSK-së si dhe problemet me të cilat është ballafaquar FSK. Poashtu dha një mesazh të qart se duhet të bëhet një punë shumë më e madhe dhe më kualitative si nga ana e FSK-së dhe nga garuesit gjegjësisht klubet skitare të Republikës së Kosovës.

Garuesit më të mirë për sezonën 2015/2016 ishin:

  1. Venesa Gjurkaj
  2. Adea Haxhidauti
  3. Dardan Pupovci

Klubet më të suskeshme për sezonën 2015/2016 ishin:

  1. KS “ALPI”
  2. KS “PRISHTINA”
  3. KS “GJAKOVA”

 

FSK poashtu falenderoi edhe mediat e në veqanti Radio Televizionin e Kosovës, për përkrahjen mediale kushtuar sportit të skijimit.

Në fund FSK përmbylli shpalljen e laureatëve me një koktej të përbashkët për të gjithë të pranishmit.