FIS Leaders Seminar

Edhe një javë na ndajnë nga organizimi më i madh në skijim në Republikën e Kosovës.

Bëhet fjalë për Seminarin Ndërkombëtar “FIS Leaders Seminar – Sponsoring for National Ski Associations in a digital world” i cili do të organizohet nga data 28 deri më 30 Gusht 2019 në Prishtinë, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Skijimit (FIS). Deri më tani kjo është ngjarja më e madhe për sportin e skijimit Kosovar, ngjarje e cila shfaq progresin dhe zhvillimin e sportit të skijimit në Republikën e Kosovës nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme nga FIS, MKRS dhe KOK.

Pjesë e këtij seminari do të jenë President dhe Sekretar të Përgjithshëm të më shumë se 30 vendeve të botës të cilat janë pjesë e programit për zhvillim të FIS-it.

Në këtë seminar do të ligjërojnë personalitete të shquara botërore nga fusha e marketingut si dhe Sekretarja e Përgjithshme e FIS znj.Sarah Lewis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *